Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra

B21474
5.000 Lekë
Xhevair Lleshi
Publisher: Uegen
Publication Year: 2018
Number of Pages: 204

Ibrahim Kodra është një e tillë krenari, një e tillë legjitime e kësaj krenarie. Vepra e tij është një diell që lëshohet agimeve të krenarisë shqiptare dhe mbushë me jetë ditën dhe gjallimin e çdo ngulmi përfaqësimesh.
Ibrahim Shaban Likmetaj Kodra u lind në Ishëm më 22 prill 1918, vdiq më 7 shkurt 2006 në Milano, ku jetonte prej 30 vitesh. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur ai ishte 20 vjeç, respektivisht në vitin 1938, për t’u larguar nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi akorduar nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e braktis Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Feksi dhe shpërtheu ky talent për t’u shndërruar më shumë se një zgjedhje fati, në një talent, i cili do të ngjiste fluturimthi shkallët e përfaqësimit në botën e madhe të artit dhe të pikturës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork, krijon raporte me piktorë të mëdhenj si Pikasso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.
Vepra e Kodrës, gjëndet në të gjthë botën, galerinë prej 6000 punësh të tij përbëjnë visaret e çmuara në muze, galeri, e koleksione private.Vepra e tij është pasuri botërore, dhe kombi ynë nderohet me të.
Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.