Rrenjet

Rrenjet

B17995
500 Lekë
Klement Zoraqi
Publisher: Mali Pleshti
Publication Year: 2016

Vëllimi “Rrënjët” nuk ka të bëjë aspak me rrënjët e ndonjë peme, por me “rrënjët” ku je lindur e rritur e ku mjaft njerëz duan edhe të treten aty, siç ndodh me ndonjë nga personazhet e tregimeve. Është “magneti” i vendlindjes, është zëri i të parëve që i thërret aty, pasi këmbët shkojnë aty ku i urdhëron zemra. Në këto vite të tranzicionit, kur shumë familje u larguan nga fshati e shkuan në qytete e një pjesë në emigracion, autori na sjell edhe peronazhe që tranzicioni nuk i shkuli dot nga “rrënjët”.
Shumica e “brumit” të tregimeve, është marë nga atdheu ynë ku autori ka kaluar pjesën më të madhe të jetës, por edhe nga Amerika ku jeton prej disa vjetësh. Personazhet e tregimeve janë njerëz të kategorive të ndryshme: fshatarë, mësues, nxënës ( autori ka punuar shumë vjet si mësues dhe e njeh deri në themel arsimin) specialistë të fushave të ndryshme, emigrantë, etj. Janë njerëz që autori i ka njohur në rrugën e jetës . Mbresat që i kanë lënë , i ka “arkivuar” në kujtesë e më pas i ka “zbrazur” në faqet e tregimeve. Janë personazhe realë e autori vetëm sa i ka ndruar emrat dhe i ka veshur me “gëzofin” artistik. Janë njerëz tokësorë, me të mirat e të këqiat e tyre.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.