Burri Qe Donte Te Vdiste

Burri Qe Donte Te Vdiste

B20049
700 Lekë
Luan Rama
ISBN: 9791094814154
Publication Year: 2018

«Burri që donte të vdiste», ky roman me një dramë psikologjike zhvillohet në atmosferën e vitit 1997 dhe të trazirave të mëdha që përfshinë Shqipërinë: ajo e revoltës popullore kundër «piramidave financiare» dhe presidentit Berisha që kërkonte të mbante pushtetin me forcë. Në këtë kaos të madh social-politik kur shumë nga njerëzit kanë rrëmbyer armët dhe shteti po bie, një piktor i margjinalizuar nga regjimi i mëparshëm kërkon të vetvritet për arësye të një drame personale. Ai e ka humbur shijen e jetës dhe do të zhduket nga kjo botë që nuk ia vlen tashmë. Por rastësisht, gjatë përpjekjeve të shumta për tu vetvrarë, ai pikëtakon një ish të dashurën e tij të kohës studentore, e cila ka mbetur vetëm, e braktisur nga burri, me prindërit e vdekur dhe një djalë të vetëm të emigruar në Francë përmes ambasadave. Ajo ka rënë në një depresion të rëndë dhe ka humbur çdo shije të jetës. Atij i vjen keq dhe do ta nxjerrë nga kjo gjendje. Këta dy personazhe që duan të vdesin, në këtë atmosferë të “shtet-rrethimit” të mars 1997, i shpalosin njëri-tjetrit jetën e tyre, disfatën e madhe, dramat, dhe ja tek gradualisht, atyre u lind ndjesia për të jetuar. Përse vallë duhet të vdesim, mendojnë këta dy personazhe që rigjejnë njëri-tjetrin në kohën më të errët të jetës së tyre…

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.