Rruga Miqesia

Rruga Miqesia

B20227
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Evis Cerga
ISBN: 9789994305605
Publisher: Dudaj
Publication Year: 2018
Number of Pages: 312

Mbrëmjeve pa emër, për të dalë nga kuzhina kërkohej një akt heroik. Ishin kohëra kur i ftohti, siç thoshin gjyshet e librave për fëmijë, bënte që “të flinte macja me miun”. Kuzhina të vogla me soba me dru. Një tavolinë, ca karrige. Minder me velenxa ngjyrë të kuqe Krishtlindjeje. Një çajnik me çaj mali. Bukë e thekur, me djathë. Në mbrëmjet pa emër, televizioni kishte programe të mërzitshme dhe fëmijët flinin me pulat. Gratë vazhdonin të lanin rrobat që kishin mbetur pa larë ditën e diel, kur fëmijët dhe bashkëshortët kishin shkuar te Kopshti Zoologjik. Pjatat dhe përplasja e tyre e kujdesshme më tringëllijnë ende në veshë. Cigaret e tim eti dhe perdet që rënkonin nga nikotina. Bikutinat e sime ëme. Tenxherja me gjellën që pritej të ziente për të nesërmen e njëjtë. Babai lexonte, ajo rregullonte bikutinat. Unë dhe gjyshja bënim sikur flinim.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.