Habia

Habia

B20623
Out-of-Stock
800 Lekë
Dashnor Kokonozi
ISBN: 9789928033406
Publisher: Uegen
Publication Year: 2018
Number of Pages: 278

Elegant. Në stil, në rrëfim, në fabul, në strukturë. Romani “Habia” i shkrimtarit Dashnor Kokonozi, është vërtet elegant. Në kuptimin jo vetëm të shijes së hollë e mjeshtërisë në shkrim, por edhe në ndërtimin e ngjarjeve e të personazheve, sikurse në dialogët dhe reflektimet e tyre. Elegancë që e shoqëron lexuesin faqe pas faqe, kapitull pas kapitulli, pavarësisht se aty tregohen ndodhi dramatike, ndjenja turbulluese, dilema tronditëse, ankthe marrorëse; por edhe situata absurde e groteske, shpeshherë shoqëruar nga nuanca komike, fryt i një konteksti sa paradoksal aq edhe i njëmendtë. Ekuilibër i vështirë për t’u mbajtur në rrëfim, por i arritur falë thjeshtësisë e lehtësisë me të cilat përballohen historitë e personazhet, çka ofron edhe ndjesinë e qasjes diskrete ndaj dukurive njerëzisht tragjike.
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.