I Verber Shiu Ne Mengjes

I Verber Shiu Ne Mengjes

B20629
Out-of-Stock
800 Lekë
Bujar Balliu
ISBN: 9789928033512
Publisher: Uegen
Publication Year: 2018
Number of Pages: 212

Flori i romanit “I verbër shiu në mëngjes”, “i persekutuar” nga operacionet dhe fati, jeton në simbiozë me praninë e mungesën e shiut,me udhëtimet e pafundme drejt Turqisë dhe me përkushtimin e familjes.
Në rrjedhën e poetikës narrative, personazhi qendror merr me vete të këqijat e jetës, të realitetit, të ekzistencës dherigjen emrat e vërtetë të gjërave, duke dalë nga përdorimi i gjuhës së gënjeshtërt të komunikimit, nga komunikimi i tjetërsuar moral, politik, social, etj., si një rezistencë e vërtetë ndaj tjetërsimit shoqëror. Se, në rrjetën e koklavitur të ndërmjetësimeve që e rrethojnë individin, ai nuk pranon të struket mes palosjes së kësaj rrjete, por rropatet për të cekur fundin e qenies që ajo fsheh, atë “fundin pa fund të jetës”, siç do të thoshte Pol Celan- i.
Kjo realizohet me anë të një mjeshtërie letrariteti të admirueshëm. Bëhen qëmtime të holla të detajit në përshkrimet e peizazhit (të mbeten veçanërisht në përfytyrime, ato me borë dhe muzgjet e liqenit, - të natyrshme, si te çdo krijues letrar pogradecar, - (shpërfaqur, tek udhëtimi i tij me ekipin e futbollit drejt qytetit të Pogradecit, në çdo detaj të natyrës, të karakterit të thellë të protagonistit me intensën e dramacitetit psikologjik, të situatës narrative të trishtë të pushtetit shtypës tësëmundjes), në pastelet e gjendjeve të brendshme, të një intensiteti të lartë e të thellë emotiv të protagonistëve, - njerëzve tanë të zakonshëm të jetës së përditshme, në reflekset e imëta të përthyerjeve të përjetimeve të tyre dramatike morale e sociale, por, kemi, pikërisht, këto ndjesi të holla të dritëhijes së natyrës njerëzore, në kohën dhe kontekstin tonë shoqëror, në situata jetësore ekzistenciale në zgrip, të protagonistëve artistikë, ku gjithsecili nga ne shikon pak, përmes tyre, edhe nga brenda vetes së tij.
Romancieri bën me saktësi portretin e përbashkët të shoqërisë shqiptare e të realitetit shqiptar, përthyer në vetëdijen e një të riu që përballet riskun që i ka rezervuar fati. Aty ndërthuret komunikimi i ri letrar në përqasje me kundërshtitë e rrjedhave shoqërore, me dritat dhe hijet e këtij realiteti. Loja dialogjike-tekstore e personazheve, si ajo e Florit meAlbën, apo e piktores, që shënjojnë tekste paralele komentuese, herë nga këndvështrimi grotesk e herë nga ai i një naivizmi artistik jashtëzakonisht të gjetur; por ato tekste përbëjnë shtresa më vete jo vetëm tematike, por edhe stilistike. Romani përbëhet nga një rrjetë e tërë imazhesh metaforike, metaforash të jashtëzakonshme, me vetëdije ekzistencialiste-spirituale. Është një diskurs lirik-metaforik, optika e të cilit e ngjyros edhe dialogun, edhe rrëfimin, edhe dramatizmin e monologut të brendshëm në dialog. Nga ana tjetër, vepra dëshmon se gjendjet në të cilat përcillet Flori Shkurti, çlirohet përmes strukturës romanore me mundësi të shumta
shprehëse.
Nga dhoma e tij, deri në sallën e terapisë, kalonte nëpër shkallët e gjera e të ndritshme të kateve. Sa më lart ngitej, aq më keq ndihej. I dukej vetja si zogu në fluturim që nga çasti në çast mund të goditej nga toka dhe sa më lart të ndodhej, aq më shumë do të vritej kur të binte.
Kati i tretë, dera e parë. Nga brenda u dëgjua një tingull i mbytur, pastaj gërvima metalike dhe ... heshtje.
Kur zbriste, e shoqëronin të qara fëmijësh
Poetika e dhimbjes merr frymë nën tisin e çuditshëm të pikave të shiut e të frymëmarrjeve kur“..njeriu duhet të jetë i fortë dhe ta jetojë jetën sikur ajo të jetë dita e fundit e jetës së tij”.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.