Muzeu I Femijeve Te Palindur

Muzeu I Femijeve Te Palindur

B20637
Out-of-Stock
900 Lekë
Agron Kosta
ISBN: 9789928032904
Publisher: Uegen
Publication Year: 2017
Number of Pages: 318

...Lexon tregimet e Agron Kostës dhe je i
tëri në mendime. Askush nuk flet me ty,
as edhe personazhet. Sigurisht je kredhur
në meditim dhe kjo padyshim është gjë e
mirë. E pse duhet të flasësh në këtë rast,
edhe po të ishe në humbëtirë? Këtu, në
tregimet e tij, vjen shpejt në vete, ashtu
si në jetë, «edhe kur lind vjen shpejt në
jetë», po «edhe kur vdes shkon shpejt
në qiell!» Çfarë vargu poetik që i shkon
shumë prozës së këtij autori, që letërsia
i ka ardhur dhe ai asnjëherë nuk e ka
kërkuar. Megjithatë i mban afër të dyja
situatat. Kursehet në fjalë, mbërthen
gozhdë trari me fjalë të kërkuara në
popull (ku i gjen me shumicë, kuptohet!)
dhe karakteri letrar po nga fjalët që
thotë e pëson. Kështu, pra, mund të
kesh ç’të thuash, plot intrigë të rrallë,
tejngopur me dashuri njerëzore, dhe
prapë se prapë mbetesh me një grusht
misër në duar. E kjo konsiderohet fitore.
Është fituar brendia e njeriut. Atje më
tej merret ushqimi me tollonë, diku
më lart vjen diçka hyjnore, simbolikë e
pavdekshme e një triumfi të brendshëm
që nuk sos kurrë...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.