Te Fshehtat Qe Djegin Zemren

Te Fshehtat Qe Djegin Zemren

B20639
500 Lekë
Sokol Pepkolaj
ISBN: 9789928033628
Publisher: Uegen
Publication Year: 2018
Number of Pages: 200

Kur Fata u zgjua, pa se çarçafi i hedhur mbi të nuk e kishte pozicionin e zakonshëm, ajo kurrë nuk e hidhte atë mbi gjoks edhe kur ishte ftohtë. E tërhoqi atë lehtësisht nga pozicioni i gushës dhe vuri re gjinjtë e saj të zbuluar. Dikush pati hyrë aty, e kish parë ashtu dhe e kishte mbuluar. Fata ndjeu turp. Ajo u ngrit shpejt dhe u vesh. Ndjeu zjarrmi, frike dhe një ankth që i kaploi gjoksin e shtrënguar nga sutjenat. O zot, mërmëriti, si jam bërë, si e zgërlaqur, e dorëzuar deri në fund ndaj dashurisë, aq sa nuk po di çfarë bëj me trupin tim. Ajo filloi të këqyrte përreth. Edhe dhoma nuk ishte në rregull. Karriget ishin vendosur jo në pozicionin ku rrinin gjithnjë, po kështu perdja ishte tërhequr me forcë, sa, edhe pak e mund të dilte nga shina, shapkat qenë hedhur një këtu e një atje, po kështu nga sirtari dilnin kokrrat e një veshi rrushi dhe në dhomë ndihej një nervozitet që kërkonte qetësi, po që ajo s'e gjente dot. U ul në krevat dhe po mendonte sesi ta rregullonte dhomën. Kushdo që tëe vinte, një sy i hollë do të mendonte këq për të, dhe, ndërsa mendonte kështu, befas trokiti dera. Ishte Arbeni, burri i saj. Fatmira u skuq pakëz lehtë. Çfarë do të mendonte ai? Arbeni nuk i hodhi asnjë sy dhomës vetëm vuri re fytyren e saj të skuqur. Ai i vuri dorën e ftohtë mbi ballë...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.