Fryme E Bardhe

Fryme E Bardhe

B20685
700 Lekë
Andon Andoni
ISBN: 9789928234346
Publisher: Naimi
Publication Year: 2019
Number of Pages: 278

Tani që mbylla dhe faqet e fundit të librit të ri me tregime, pasi i kreha dhe lëmova fund e krye disa herë në këto ditë të fundimrit, do doja shumë që t’ia vija në dorë ndonjë prej dashamirësve të mi të hershëm. Por, për fat të keq, ata nuk janë më në këtë botë. Që nga im xhaxha, Sotiri (Sotir Andoni, 1925-2003), që më futi në udhën e letërsisë dhe të tregimit, për ta imituar atë deri në frymë, stil dhe plot “cene” të tjera të letërsisë dhe jetës. Ndoshta, po të kishte në dorë këtë dorëshkrim, do mblidhte buzët herë-herë dhe do më niste një letër të gjatë, që nga Amerika ku mërgoi, siç dinte vetëm ai: “Të dërgoj falë me shëndet, o nipi im i shtrenjtë. Librin ta lexova. I bukur, por mbaj vesh; nuk do të t’i lexoj më po i mbushe me fjalë turpe, siç ke nja dy nëpër këto tregime.”
Do nxitoja t’ia jepja dorëshkrimin edhe Dhimitër Xhuvanit (1934-2009) që tregimet, gjuha dhe fryma e tyre, si dhe mbiemri i Andonëve, siç dukej i kujtonte edhe miqësitë e ngushta me tim xhaxha. Kujtoj kur i dhashë librin “Guri në mes të lumit” që ka dhe një dedikim me shkrimin e tij në kopertinën e pasme, më tha: “Më ke kënaqur. Ma ke mbushur shtëpinë plot me erën e livadheve, të kumbullave dhe deri erën e bajgave…”.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.