Aliu Ne Makth

Aliu Ne Makth

B20915
600 Lekë
Erjus Mezini
ISBN: 9789928185716
Publication Year: 2019
Number of Pages: 97

Drama Aliu në makth zë fill në një cast historik specifik: Ali Pashë Tepelena është plagosur në oborrin e manastirit të Shën Pandelejmonit dhe nga aty është sjellë, pa ndjenja, në katin e dytë të manastirit, ku më vonë do të ekzekutohet nga Qose Mehmet Pasha. Midis plagosjes dhe vdekjes zhvillohet makthi i Aliut. Në këtë gjendje ëndrre/zhgjëndrre, nëpërjmet debatit të zgjatur të Aliut me dy engjëjt që kanë ardhur t'i sjellin hesapin e jetës dhe veprimeve të tij, drama ofron një dritare në psikologjinë e figures historike, Ali Pashë Tepelenës, dhe trashëgiminë e tij në mitologjinë kombëtare. Megjithatë, drama nuk është aspak një dramë historike. Përkundrazi, ndonëse ajo nuk shtrembëron asgjë nga "historia" e Aliut, ajo e shkëput Aliun nga historia. Në këtë kuptim, drama përsiatet të jetë një dramë-metaforë mbi drejtësinë. Drejtësia si çështje themelore e njeriut në çdo epokë, por edhe drejtësia si problem praktik, problem që rishfaqet në mënyrë të përsëritur në jetën tonë të përditshme: reforma e drejtësisë, "hakmarrja për drejtësi", korrupsioni në drejtësi.

Customers who bought this product also bought:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.