Lulja

Lulja

B21141
700 Lekë
Ramazan Kica
ISBN: 9789928253569
Publisher: 2m Printing
Publication Year: 2019
Number of Pages: 199

Ky libër iu përket vetëm atyre që ndjejnë dhimbjen dhe ia kanë arritur, të paktën një herë në jetë, të prekin dashurinë plotësisht në të gjithë madhështinë e saj.
Rasti është i pabindur. Ajo që vjen nuk është asnjëherë në dorën e dikujt; ajo është thjeshtë një fat, për të cilin nuk mund të bëhen kurrë bisedime paraprake. Heronjtë e romanit tonë, Lulja dhe Arbeni, provuan pikërisht fatin.
Ngjarja ka ndodhur në dekadën e fundit të tiranisë.
Me sa më pak fjalë kam përshkruar dy personat kryesor që ndërthuren në këtë ngjarje, duke pasur në mënyrë permanente në mendje një këshillë - të mos bëhem kurrë i bezdisshëm, por dhe duke ditur që, kurrë është kurrë. Jam munduar që përmes dialogjeve dhe përshkrimit të ngjarjes, të jem sa më afër realitetit dhe të vërtetës së jetës në tiraninë komuniste - murtajës së shekullit XX.
Vetëm pasi mbarova universitetin, kuptova një thelb, gati biologjik të shoqërisë njerëzore: Dhimbja e tmerrshme që shkakton tirania shtetërore, deri në rrënimin e plotë të njeriut, është pronë vetëm e intelektit.
Shpresoj t’ia kem arritur qëllimit që i vura vetes kur nisa ta shkruaj.
Ligësitë e kohës t'ua lëmë për gjykim opinionit publik të së ardhmes.
Ramazan Kica

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.