Libri I Dhunes

Libri I Dhunes

B21434
800 Lekë
Arben Idrizi
ISBN: B21434
Publication Year: 2019
Number of Pages: 251

Dhuna është komplekse dhe ciklike. Kur një individ, grup, autoritet, zgjedh ta ushtrojë, ai mundohet të gjejë, dhe më pas të imponojë, një pretekst për ta justifikuar. Në më të shumtën e herëve, përmbledhur në fraza të gatshme, në një renditje të rastësishme të tyre, preteksti tingëllon kështu: ne kemi qenë të persekutuar nga ju, jo ju nga ne; ne jemi zot të kësaj toke dhe të kësaj prone qysh prej krijimit të botës, ju po përpiqeni të na e merrni ose tamam na e keni marrë; ne jemi këtu bashkë me ju, por nëse do të pranojmë të bashkëjetojmë ende, një ditë ju do të bëheni më të fortë se ne dhe do të na robëroni; ne jemi autoktonë, ju jeni ardhacakë; ne jemi të qytetëruar, ju jeni barbarë; ne jemi në rrugën e drejtë, ju jeni në rrugën e gabuar; ne jemi të pastër, ju jeni të ndyrë; ne jemi të zhvilluar, ju jeni të prapambetur; ne jemi në qendër, ju jeni në periferi; ne kemi histori, traditë, ju nuk keni; ne jemi pronarë, ju jeni skllevër; ne jemi të zgjedhur të Zotit, ju jeni të mallkuar etj.
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.