Arkitrau

Arkitrau

B21451
500 Lekë
Mimoza Ahmeti
ISBN: 9789928261748
Publisher: Onufri
Publication Year: 2019
Number of Pages: 71

Teksti i “Arkitraut” është, pa dyshim, nga shembujt më interesantë të atij që edhe në letërsinë shqipe do quajtur “monolog i brendshëm”, sipas francezëve, apo “përroi i ndërgjegjes”, sipas anglo-saksonëve.
Në një epokë lineariteti letrar diskursiviteti, mugujsh mesjetarë të prozës shqipe në përgjithësi, madje edhe dogmash të reja jashtëletrare dhe mbiletrare, thyerja vjen prej teje. Pavarësisht se ndokush nuk e kupton, ose nuk do ta kuptojë... Shpesh pyes se si shpjegohet ky proces i mrekullueshëm i artit, që rinovimet vijnë nga s’priten, nga pjella malësish të humbura, nga një vajzë me pantallona të zbërdhulura kadifeje e bluzë fanellate (personazh i personazhit tënd), që shokët e shkollës e qesëndisnin për “opingat” dhe “trikot e leshit”? Si është e mundur që këtu, në mes të Tiranës bujëmadhe që pretendon të radhitet krah kryeqyteteve europiane, të zbresin krijesa si ti, që t’ia zhvoshkin leskrat artit mass-medist dhe ta zotërojnë letërsinë me aftësinë e demiurgut?
Përgjigjen, hëpërhë, kam mundur ta gjej vetëm te Koliqi: “Sepse ti je pinjuell i një fisi të mjeruem! A nuk e kupton se në dëshirën tande vlojnë dëshirat e breznive që nuk njoftën asnji çast hareje në jetë? A nuk e kupton se gjaku arbnuer, që s’mujt me lulëzue në hare gjatë qindvjetve të territ, orvatet në ty me pasë hisen e lumturisë që deri tash i asht mohue?”
Doktrina e dashurisë së bukur.
Recension në vetë të dytë për romanin “Arkitrau” të M. Ahmetit
Aurel Plasari

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.