Satirikon

Satirikon

B21513
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Roland Gjoza
ISBN: 9789928033659
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 366

«Satirikon» është libri i tretë i autorit pas Zogjtë e Hiçkokut dhe Tirana Feliniane. Është ndarë në katër pjesë ku përmblidhen;
1) Artistët. Figura artistësh që autori i ka njohur dhe ka shumë kujtime me ta. Spikatin figura të tilla si Ismail Kadare, Ksëm Trebeshina, Migjeni, Bujar Lako, Timo Flloko, Robert Ndrenika, Vath Koreshi, Petro Marko etj.
2) Sprova për çështje aktuale të artit si «Ku po shkon poezia e sotme?» Zëra të shuar të personaliteteve të letërsisë, që nuk po shquhen me spikamë për t'i dhënë letërsisë një lartësi të re. Ka shumë botime, por pak art.
Të duket se të gjithë duan të shkruajnë dhe të pretendojnë. Është koha e bumit të letrës, por jo të shkrimit të mirëfilltë. Koha e stokut letrar. Hobi për të shkruar po i merr frymën artit si mision. Janë shumë çështje që shikohen nën një lupë kritike.
Gjithashtu në këtë pjesë spikatin shqetësime për çështje politikë që kanë tronditur jetën shqiptare. Çështje të romanit. Refleksione për dukuri të reja në aspekte të ndryshme të artit.
3) Ese-tregim, një formë më komunikuese për të përcjellë mesazhin si përjetim trilleri përplot emocion artistik.
4) Përkthime të gjashtë eseve të Milan Kunderës marrë nga libri i tij me ese, Perdja. Ky libër është fryt i 20 viteve punë të pareshtur të shkrimtarit në emigracion. Ai ë ka ndjëkur kohën hap pas hapi, gjithmonë i shqetësuar dhe në marrëdhënie të ngushtë me shtypin dhe botimet.
Megjithëse larg, ai ka jetuar intensivisht me shqetësimet e kulturës dhe artit shqiptar. Në këto ese përmbledhur në këtë libër nuk është gazetari, opiononisti apo analisti, po shkrimtari që gjithçka e shikon nga një kuotë shkrimore e përpunuar, ku tharmi i faktit apo impresionit përcillet me një densitet të lartë artistik.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.