Rekorde Shpirti

Rekorde Shpirti

B21514
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Xhevair Lleshi
ISBN: 9789928261939
Publisher: Onufri
Publication Year: 2019
Number of Pages: 392

Kam mbyllur një ëndërr dhe kam hapur një legjendë...Me këtë frazë fillon ky libër me ese që u kushtohet «Bijave të tim biri...» me idenë e bukur të shprehur në dy vargje : «Eh, gjërat e vogla, sa zhurmë që bëjnë!» Libri është i ndarë në tri pjesë. Pjesa e parë e librit titullohet Ikonat e Sajmir Stratit e shprehur me nëntitullin poetik « Dhe akoma një buqetëz me lule flakë të kuqe buzëqesh mbi gjoks...» e poetit Aldo Palaceski (Aldo Palazeschi). Janë ese mjaft interesante dhe të shkruara bukur. Sajmir Strati në Canale 5, Ikona e parë: Leonardo Da Vinçi, Ikona e dytë: Shpirti i lirë, Ikona e tretë: Energjia e Mesdheut, Ikona e katërt: Michael Jackson, Ikona e pestë: One (Një) Homer!, Ikona e gjashtë: Kuinteti i madhërishëm, Ikona e shtatë: Shqipja jonë dykrenore, Ikona e tetë: Toka jonë, Ikona e nëntë: Jose Saramago Ikona e dhjetë: Vezullimi shenjtëror i Nënës Terezë...
Vezullimi Shenjtëror i Nënës Terezë. «Sa fjalë të bukura shqiptohen në kishë», mendonte Sajmir Strati. Do të ishte ideale që një nga fasadat e mëdha të katedrales «Nëna Terezë» të bëhej ky mozaik. Nuk mendoj kurrgjë tjetër. Figura e madhe, madhështore, në një lutje të nxehtë me zë të ulët. Dhe kori këndon, kori i grave të holla, me pamje ngasëse, fshehur bukur në buzagazin e çmendur e fin, të bëjnë të mendohesh thellë. Ato krijojnë atmosferën që lutja të ndihet, të përcillet tek fëmijët e pangrënë, të gjymtuarit, të lodhurit, të pashpresët... Nënë Tereza shtrëngon duart me përulësi të mrekullueshme, një pikë loti në faqet e rreshkura ku ndihet fort që luftonte thellë e pa pushim. Gjithçka kullonte si ujë...» Eseja vijon në këtë trajtë duke dhënë portretin e krijuar nga artisti Sajmir Strati...
Pjesa e dytë e librit titullohet Ikona dhe mozaik të tjerë. Që në fillim bëjnë ballë vargjet e Eugjenio Montale (Eugenio Montale): Një e qeshur që s’më përket kalon nga degët e thinjura gjer në gjoksin tim, e dredh një trill që ther venat, si lajtmotiv i të gjitha eseve, ku bien në sy Shqipja Kuteliane e Roland Gjozës, E vuaja prej kohe këtë brengë, Vitrinat e Çlirim Muklit, Ikonë e pasionit dhe e Fjalës : Simon Vrusho, Mbi fjalën e bukur shqip dhe «Mbinjerëzore?...», Luan Myftiu - ai që ishte i konturuar vetë, Hapësira qiellore emocionuese e Buron Kacelit, Ja, kjo më dhemb, Fehmi Telegrafi etj...
Pjesa e tretë e librit titullohet Etër të letërsisë. Bien në sy esetë : Ati i natyralizmit - Emil Zola, Forca gjeniale e përgjithësimit – Xhejms Xhojs, Magjistari i romanit realist – Stendal, Çehovi - mjeshtri i lakonizmit, Streha e shprehjeve të figurshme, Bir i artit të lashtë, Prej tij fillon madhështia, Sofokliu dhe legjenda e Edipit, etj., etj....
Esetë e Xh.Lleshit dallohen për gjuhën e bukur dhe shprehjet elegante, gjetjet e veçanta. Janë ese të shkruara si tregime të shkurtra ...
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.