Njezet Amerikat

Njezet Amerikat

B21516
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Roland Gjoza
ISBN: 9789928033710
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 458

Këto tregime janë shkruar në Nju Jork, ku autori jeton prej 20 vitesh. Autori është i njohur si tregimtar. Ky është libri i tij i dymbëdhjetë me tregime. Pasurimi i përvojës letrare me tema të reja i ka dhënë librit një frymëmarrje të gjerë; aty shkrihen histori që nisin në Shqipëri dhe përjetohen me një tjetër nerv artistik në Amerikë.
Mbresat nga puna në qendër të Nju Jorkut në Times Square, ai ritëm i lartë prej megapoli, ajri i ngopur me mendim, ajo ngjyrësi e jetës së vrullshme amerikane, nuk kishin se si të mos pasuronin faqet e prozës së Roland Gjozës.
Përplasjet me një realitet të ri, përshtatja e vështirë, ankthi dhe malli, janë gjithsesi lëndë e pasur rrëfimtare që plazmohet në 75 tregimet e këtij libri.
Shkrimtari vjen nga poezia në prozë dhe pesha e saj ndihet në konceptimin poetik, pa rënë asnjëherë në poetizim të ngjarjes apo karaktereve. Tregimet kanë një fakturë të theksuar emocionale dhe një ritëm të brendshëm që i jep rrëfimit plastikë dhe imazh.
Shqetësimi kryesor i autorit është përsiatja artistike rreth çështjes së identitetit, një lloj kërkimi i ri i një identiteti që pandehet i humbur, por që në të vërtetë ka pësuar një modifikim dramatik në përplasjen për përshtatje.
Këtu qëndron ajo thembër e Akilit për letërsinë. Shumë kanë rënë, por nuk i ka lënë buzëqeshja, sepse ata hiqen sikur punët po iu venë mbarë. Pak arrijnë suksesin dhe zhyten në botën amerikane. Më interesant janë të parët, të cilët kërkojnë të ngrihen sërish dhe kësisoj prodhojnë drama. Prandaj dhe një pjesë e tregimeve përshkohen nga një dramacitet tragjik.
Njerëz dhe fate në zgrip të dramës së madhe të emigracionit, karaktere që përballen me vështirësi, përpjekje për të mbijetuar, hyrja në një zonë të errët e dalja në një zonë suksesi, ndonëse nostalgjia mbetet një sëmundje e përhershme. Ajo që bën majë në këtë libër është pasurimi tematik me ngjarje dhe personazhe të rinj.
Veç duhet theksuar se figura e emigrantit nuk është parë si një rrëfim i thjeshtë, si një histori e rëndomtë, por gjithçka është mbështetur në një gjetje të veçantë dhe në një konceptim modern. Tisi lirik, ndjeshmëria e skajshme, ritmi i shpejtë që e bëjnë leximin të këndshëm, dëshmojnë për pjekurinë dhe përvojën e gjatë të autorit në fushën e tregimit.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.