Tirana Feliniane

Tirana Feliniane

B21517
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Roland Gjoza
ISBN: 9789928033871
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 352

«Tirana feliniane» është libër me ese. I ndarë në tri pjesë: 1) Artistët. 2) Përjetime në formë refleksionesh për çështje të artit. 3) Ese-tregim, një përzierje zhanri. Ai ka një strukturë të ngjashme më librin e parë me ese të autorit «Zogjtë e Hiçkokut», i cili u prit mjaft mirë nga lexuesi.
Roland Gjoza njihet më tepër si romancier, poet e tregimtar, po edhe në ese ai ka një individualitet të spikatur. Në këtë përmbledhje të bie në sy lidhja e fortë e autorit me problematikat e kohës në atdheun e tij.
Megjithëse jeton në Amerikë, Roland Gjoza, lëndën kryesore për esetë e tij e gjen të reflektimet për artin dhe kulturën shqiptare. Të jetosh me dy pulse njëkohësisht: me të Amerikës, që ka një ritëm prej atomi dhe me të Shqipërisë ngërthyer lodhshëm në tranzicionin tejet të gjatë, padyshim që tematika dhe këndvështrimi është më i gjerë dhe interesi është më i madh, gjithsesi grishës...
Kur jë larg vendit tënd, malli ë bën atë më të bukur. Provon ndjesinë e një humbjeje sikur të mungon një organ i rëndësishëm në trupin tënd. Dhe shkrimtari që jeton jashtë, e shikon atë me një sy më të vëmendshëm e më të ndjeshëm; sikur është më përgjegjës për çka ndodh atje.
Në këtë libër me ese pjesën kryesore e zënë portretet e artistëve të shquar; Ismail Kadare, Kasëm Trebeshina, Petro Marko, Migjeni etj., si dhe reflektimet për probleme të rëndësishme në fushën e kulturës dhe artit.
Grotesku, ironia dhe sarkazma janë armët ë autorit në përshkrimin e tablosë kaotike të trananzicionit shqiptar.
Meqenëse ai ka punuar në disa institucione të rëndësishme dhe ka pasur marrëdhënie me artistët më të njohur shqiptarë, esetë për artistët, shkrimtarët, kompozitorët, aktorët, përbëjnë faqet më të bukura të këtij libri.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.