Nje Grusht Fat

Nje Grusht Fat

B21521
Out-of-Stock
1.000 Lekë
Istref Haxhillari
ISBN: 9789928034014
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 324

I shartuar mbi trungun e legjendës, romani «Një grusht fat» është udhëtim prapa në kohë, një galeri portretesh, epokash, rrethanash ku gëlon jeta, një proces i koklavitur i kapërcimit të epokave tradicionale drejt modernizimit dhe globalizimit të shoqërisë. Dunajeti është një «Makondo» shqiptare, larg syve dhe veshëve të botës, fshat i harruar mes maleve në të cilin koha ka ndalur së ecuri, një kohë pa kohë, ngjarje pa ngjarje. Pjesa e parë e romanit ështëpanoramë gjigande e natyrës në prehje që lëkundet mes realiteteve, miteve dhe besëtytnive.
Në pjesën e dytë, befas gjithçka ndryshon si me dorë, në fshat ndjehet era e luftës. Gjëma e saj vë në lëvizje njerëzit, trazon situatat, i jep hov të ri jetës. Lufta kërkon viktimat e saj dhe ashtu si në çdo vend i gjen në Dunajetin e harruar që deri atëherë dukej vendi më i sigurt në botë. Shihet se evokohet një nga masakrat më famëkeqe të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, ajo e Dunicës, e treguar me artin e shkrimit. Autori nuk merr përsipër të bëjë historianin e as të japë gjykime të rastit. Kurrsesi jo, ai zotohet vetëm për të rrëfyer ngjarjen, ashtu thjesht, përmes një gjuhe të ngrohtë, e cila të shpie në odat me zjarr të burrave të moçëm netëve të ftohta të dimrit. E vërteta e vetme e romanit «Një grusht fat» është qëmtimi i faktit universal se lufta pjellë e kujtdo qoftë, sjell shkatërrime e vdekje.
Në pjesën e tretë bien në sy rrëfimi dhe dialogët me nota sarkastike për një prej udhëve më të errëta nëpër të cilën kaloi shoqëria shqiptare. Komunizmi i reklamuar për t’u afirmuar si doktrinë e madhe që do të shpëtonte individin dhe kombin, nuk vonon të marrë tatëpjetën. Dunajetasit nuk e duan. Zënë fill vuajtjet e një lloji tjetër, sa mizor aq të pakuptimtë, instalimi i mënyrave tinëzare për të bindur të pabindurit, nxitjes së urrejtjes dhe mërive vëllazërore, metodave shtrënguese për të ndëshkuar të pandëshkuarit. Haxhillari është i vërtetë në lëndinën e tij të rrëfimit, duke e paraqitur atë me të gjitha ngjyrat dhe gjurmët që le koha, duke qëmtuar gjithçka përmes mënyrës së vet të shprehurit dhe të menduarit.
Në pjesën e fundit, ndryshe nga tre pararendëset, nuk trajtohet një epokë. Është romanthi brenda romanit i Lisjen Dunicës, pinjollit të familjes, brezi i parafundit të saj. Jo krejt rastësisht libri në ketë pikë merr nota autobiografike, aq sa nuk është e vështirë të heqësh paralele mes personazhit dhe vetë autorit.
Romani nuk ka një hero qendror, ai është shkruar në formën e një Sage, që trajton fatin dhe dramën e një familjeje në tri epoka. E gjitha kjo përmes gjuhës së gjallë, të pasur me koloritin karakteristik që e dhuron gurra e pasur e së folmes kalimtare të vendit.
Për ta lënë lexuesin të ndjejë kënaqësinë e rrëfimit, mund të themi se romani «Një grusht fat» është zë që vjen nga e kaluara dhe ushton fort gjer në kohët tona, sidomos në veshët e më të rinjve. Është zëri i asaj që iku e që nuk kthehet më. Zëri i traditave, dokeve, zakoneve dhe jo vetëm qasje nostalgjike. Siç thotë Konica, të ruash traditat nuk do të thotë të ruash hirin, por të mbash ndezur zjarrin!

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.