Kryevepra Boterore Te Tregimit Te Shkurter

Kryevepra Boterore Te Tregimit Te Shkurter

B21693
Out-of-Stock
1.500 Lekë
Roland Gjoza
ISBN: 9789928033802
Publisher: Uegen
Publication Year: 2019
Number of Pages: 398

Ishte e dhimbshme të shikojë libra të shkrimtarëve të mëdhenj që shiteshin për 99 cent. I merrje nëpër duar dhe të habiste fakti si nuk dëgjohej thirrja alarmuese: Është bërë një gabim i madh! Por në nju Jork kjo është e zakonshme.
Madje ka dhe një librari, Strend, ku në një hapësirë të veçantë libra të tillë shiten për 1 dollar. Atje autori ka blerë librin më tregime të zgjedhura të Mopasanit për 2 dollarë. Ajo që i bënte përshtypje ishin dhe antologjitë e tregimit të shkurtër. I mblodhi një ditë nja pesë a gjashtë prej tyre dhe pak nga pak filloi të përkthejë për vete.
Qëllimi ishte, thjesht për të mësuar zejen e tregimit të shkurtër. Të fshehtat e tij. Dhe kështu për pesë vjet ai përktheu mbi 54 autorë prej antologjive ku shkruhej: Kryevepra të tregimit të shkurtër botëror.
Është tejet e vështirë të mësohet prej librave kjo zeje magjepsëse, e ke ose nuk e ke tharmin, kjo është! Autori është stili.
Një e vërtetë e madhe, e pamohueshme! Nëse pa kuptuar bëhesh vetja dhe ndikon me stilin tënd, ke dështuar, por nëse i përmbahesh me rigorozitet autorit që përkthen, mund të mos sjellësh në shqip shpirtin ë tij.
Atëherë duhet qëndruar midis, ose gjer në fund duhet të japësh nga vetja diçka për të përcjellë emocionin. Shumë e komplikuar kjo lojë e anglishtes me shqipen.
Sa e vështirë të përkthesh! Raymond Carver krejt i ndryshëm nga Guy De Maupassant, Ambrose Bierce ndryshon kryekëput nga Grace Paley, Dorothy Parker nga William Saroyan, Ernest Hemingway nga Lev Tolstoy, Graham Greene nga Octavio Paz, Luigi Pirandelo nga Yokio Mishima, Anton Chekhov nga John Steinbeck e kështu me radhë, pas një përpjekjeje të mundimshme, u arrit që të përktheheshin mbi 61 tregime, që padyshim janë kryevepra të tregimit të shkurtër botëror.
Eh, përkthimi! Mirë kanë thënë së ai është si ana e pasme e një dantelle.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.