E Verteta E Heshtur

E Verteta E Heshtur

B21825
Out-of-Stock
900 Lekë
Dolores Koci
ISBN: 9789928003966
Publisher: Bota Shqiptare
Publication Year: 2019
Number of Pages: 212

Romani bazohet në ngjarje të vërteta
...Si për të gjetur një ekuilibër midis asaj që dëshironte dhe asaj që mund t’i ofrohej, Odri kishte zhvilluar një botë të saj, me heronjtë, dëshirat dhe të gjithë strukturën e një jete reale. Sa herë që kishte mundësi, në ato raste kur nuk lexonte, mbyllej në vetvete dhe ëndërronte. Me orë të tëra ajo ëndërronte jetën që do të kishte dëshiruar dhe mbi këtë bazë, ngrinte një skenar të tërë, duke e tipizuar në një vend dhe kohë konkrete. Herë të tjera ndodhte që ajo të identifikonte veten me personazhe dhe karaktere të librave të saj. Kjo gjë po ndodhte edhe me librin që kishte në dorë, Zekthin.
Ky libër e intrigonte pa masë: Heroi i librit, ishte fëmija e një prifti. Odrit edhe vite më vonë i kujtoheshin fjalët me të cilat “Gadfly” i drejtohej priftit në momentin që e zbuloi që ishte i ati:
- Unë të besova si Zotin, ti më gënjeve tërë jetën...
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.