Mortet

Mortet

B21904
500 Lekë
Ardian Kycyku
ISBN: 9789928234490
Publisher: Naimi
Publication Year: 2020
Number of Pages: 160

Familja e pasur Morti mbyllet befas në shtëpi, duke bindur qytetin se ka ikur përfundimisht jashtë shtetit. Arsyet e ikjes nuk dihen. Një jetë të paktën e çuditshme rrjedh e përzien kohërat e qëniet, mes mureve, gjatë vetëngujimit të Mortëve derisa ndahen (sërish?) nga kjo botë. “Shtëpia e Mortëve”, një metaforë e shumëfishtë e krijuar nga shkrimtari Ardian Kyçyku, herë të kujton një kullë ngujimi, herë një bunker, herë një kështjellë apo një burg ku bëhen dhe lahen të gjitha mëkatet... Ikja, mbyllja, (vetë)izolimi nuk e shpëton dot egon e deformuar nga etja për pasuri dhe pushtet duke shkelur mbi të vetët. Përkundrazi: “E jetonim çdo vit ditën kur do të vdisnim, por pa e ditur. Vallë, ç'kishim ndjerë e thënë e bërë në të kaluarën gjatë asaj dite?! Po sikur të ishte e sotmja?! Po sikur, me këtë dalje nga bota, me këtë ngujim shpëtimtar, të kishin dalë nga koha dhe të jetonin tashmë në një kohë jashtë asaj që përmbante pagabueshëm ditën e vdekjes së secilit?! I bekuar qoftë babai që na mërgoi këtu. Nëse e kishin shmangur ditën e vdekjes, nuk u mbetej veçse të gjenin përse duhej të jetonin pa fund”.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.