Zerat E Nates

Zerat E Nates

B22478
1.000 Lekë
Grigor Banushi
ISBN: 9789928292766
Publisher: Dituria
Publication Year: 2020
Number of Pages: 253

ZËRAT E NATËS është pjesa e tretë e trilogjisë që nis me romanin "Aromat e vjeshtës" dhe vazhdon me "Vals në shkretëtirë". Edhe në këtë pjesë të fundit, në qendër është personazhi tashmë i njohur i një gazetari dhe shkrimtari, i cili shpesh gjendet në vende e në kohë të gabuar, por që me zhvillimin e ngjarjeve edhe në dy pjesët e tjera, tashmë kjo nuk përbën më rastësi.
Ndërsa tek "Aromat e vjeshtës", heroi gjendet para të papriturave apo bëhet pre e thashethemeve dhe intrigave meskine, te "Vals në shkretëtirë", ai bie në rrjetën e grupeve kriminale, të cilët kërkojnë të përfitojnë prej tij, duke i bërë shantazh dhe duke e futur në rrugë pa krye. Te "Vals në shkretëtirë" trajtohet gjithashtu tema e korrupsionit në kupolën e policisë dhe lidhjet e segmenteve të caktuara të saj me krimin.
Edhe pjesa e tretë e trilogjisë, e titulluar "Zërat e natës", është një triller, por këtu autori i kthehet së kaluarës, ku e ka origjinën edhe krimi i ndodhur në fillim të librit. Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.