Politika Si Ide

Politika Si Ide

B22674
1.200 Lekë
Valentina Leskaj
ISBN: 9789928348012
Publisher: Toena
Number of Pages: 430

Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë, po edhe një dëshmi e rrahjes së mendimeve, e kontributeve, e luftës për përparim e demokratizim që kanë zhvilluar shoqëria civile dhe politika, ku ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë Valentina Leskaj.
Ky libër është fryti i ideve të autores, të formuluara e të përpunuara gjatë një jete të gjatë, të mbushur me aksione shoqërore e politike, me studime e reflektime. Është ndalesa e natyrshme e Valentina Leskajt për të hedhur në letër një pjesë të rëndësishme të përvojës së saj të pasur dhe unike, në shoqërinë civile ashtu edhe në politikë.
Si aktiviste e si politikane, ajo e sheh demokratizimin e shoqërisë si një proces ku duhen kërkuar rrugëdaljet dhe jo domosdoshmërisht kundërvëniet, vë gishtin mbi plagë, por shpejt kërkon zgjidhjen, te kundërshtari politik sheh programin dhe jo personin, te politika, si edhe te shoqëria civile, sheh mjetin për të përmirësuar shoqërinë dhe jo forcimin e pushtetit të një grupi të caktuar.
Të gjitha këto Valentina Leskaj i paraqet me një stil të veçantë e origjinal, pasqyrë e personalitetit të saj. Ajo përshkruan deri në detajet më të thella vështirësitë e procesit demokratik, duke shfrytëzuar të gjitha mjetet shprehëse stilistikore për të interpretuar dhe diskutuar çështje me mjaft rëndësi – që vetëm një dorë e shkathët dhe e sprovuar mund t’i përdorë me kaq mjeshtëri.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.