Qyteti Ne Debore

Qyteti Ne Debore

B22945
800 Lekë
Beka Kurkudhi
ISBN: 9789928292971
Publisher: Dituria
Publication Year: 2021
Number of Pages: 165

"“Qyteti në dëborë”, shkruar nga Beka Kurkhuli është një përmbledhje prej pesë tregimesh, të cilat e orientojnë lexuesin në shoqërinë gjeorgjiane, duke përshkruar momente të spikatura dhe dramatike në historinë më të re të shtetit kaukazian; në sfond mund të lexohen e kuptohen disa momente të spikatura të historisë së re të Gjeorgjisë.
Tregimet e “Qytetit në dëborë” flasin për realitetin e një kombi ‘periferik’ në kërkim të një kontakti më të ngushtë me Europën. Lufta midis gjeorgjianëve dhe abhazistëve (“Vrasës”), lidhja e dashurisë midis një vajze dhe një djali në sfondin e krizës energjetike të viteve 1990 (“Qyteti në dëborë”), jeta e përditshme e një të verbëri të lëkundur mes nostalgjisë dhe zemërimit (“Pashë një ëndërr”), kujtimet e rinisë në një Tbilis multietnik të kohës sovjetike (“Një mbrëmje”): libri është një mozaik i përbërë nga histori personale dhe ngjarje që kanë shënuar historinë e Gjeorgjisë. Në tregimin “Musakala” që mbyll librin, autori ka rindërtuar, sipas opinionit të tij, këndvështrimin e luftëtarëve muxhahedinë gjatë luftës në Afganistan. Tregimet e Kurkhulit janë shkruar me pasion, veçanërisht kur përshkruajnë dhe rrëfejnë aspektet gjeografike dhe peizazhet e Gjeorgjisë; Kurkhuli duket se nuk i lë asgjë rastësisë për të kuptuar aspektet e kulturës gjeorgjiane dhe historinë e shtetit kaukazian."

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.