Fati I Fjal''ve

Fati I Fjal''ve

B22951
800 Lekë
Irhan Jubica
ISBN: 9789928185921
Publication Year: 2021
Number of Pages: 286

Sështë e rastit që nuk kemi histori të pakontestuar të letërsisë, të muzikës, të artit, të kulturës, të sportit, të arsimit, të politikës, të shkencës shqiptare. Por nuk mbaron me kaq: duke monopolizuar pikat kyçe të aktivitetit shoqëror, garda e vjetër ka lëshuar metastaza te brezi i 30-40-vjeçarëve që s'po lakmon tjetër veç lavdisë së parardhësve. Të aziluar në zyra, katedra e seli jo vetëm me komfortin e viteve '80, këta të rinj meritojnë të futen në katër palë thonjëza për servilizmin dhe varësinë sterile që kanë ndaj më të mëdhejve.
Nxjerrja jashtë skenës së debatit publik të ideve të brezit të Jubicës është produkt i njeriut të mësuar të përdorë çdo mjet për të imponuar të vërtetat e veta të ngurta, nëpërmjet dhunës strukturore të pushtetit politik dhe kulturor dhe po ta shohësh thellë-thellë, është ripërsëritje ciklike e një traume që ka pësuar në kohën e diktaturës, vetë ky njeri. Ajo më kujton brezin tim të viteve '60 kur Enver Hoxha goditi një erë liberalizmi që fryu asokohe mes të rinjve, duke deklaruar se në Shqipëri nuk kishte “luftë brezash', siç ndodhte në vendet perëndimore, por harmoni midis brezave nën udhëheqjen e baballarëve, duke detyruar shumicën e shkrimtarëve dhe artistëve të brezit të ri, që kishin ngritur kokën sadopak, të nënshtroheshin e t'u këndonin "baballarëve". Në kohën e triumfit të kulturës së konsumizmit, kjo vrasje e brezit të ri sipas kulturës autoritare të trashëguar, kryhet me mjete të ndryshme nga burgjet dhe persekutimet e diktaturës, më të buta, më të sofistikuara, por jo më pak të hidhura. Jeta dhe puna e Jubicës e dokumentuar në këtë libër është një provë.
Fatos Lubonja

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.