Shtojzovalle Ne Murrlan

Shtojzovalle Ne Murrlan

B23020
500 Lekë
Emine Oktrova
ISBN: 9789928356093
Publisher: Albas
Publication Year: 2021
Number of Pages: 130

"Në vitet 40-të të shekullit të kaluar, kur unë jetoja atje, Kruja ishte një parajsë ekologjike. Ajri i tejdukshëm i kondensuar nga era e barit të njomë dhe e gjetheve të drurëve të shumtë frutorë, çinarëve, lisave, selvive apo ullinjve, të mbushur me kokrra që piqeshin në degë, përzihej me aromën e veçantë të bahçeve, oborreve dhe rrugicave të shtëpive, ku gratë kultivonin lule të shumta. Edhe në moshë të shtyrë e gjej veten shpesh rob të atyre përfytyrimeve të fëmijërisë, kur e shtrirë në bahçe, nën hijen e pemëve, kundroja lojën e shigjetave të arta të diellit tek depërtonin degët.
Më dukej sikur ndieja në kurriz njomështinë e barit, ku vesa ndriste me një mijë reflekse ngjyrash nën rrezet e praruara, ndërsa kraharori më gufonte nga oksigjeni i kudondodhur. Aq të forta janë këto përfytyrime, sa ende më duket sikur ndiej aromën e sherbelës, rozmarinës, vjollcave, trëndafilave, karafilave, borzilokut, barbarosës dhe jargavanit, që atëherë mbushnin bahçet, oborret dhe rrugicat e shtëpive, duke e ngarkuar ajrin me një aromë të ëmbël dehëse."

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.