Lady D

Lady D

B23098
800 Lekë
Ambra Hysa
ISBN: 9789928275714
Publisher: Erik
Publication Year: 2021
Number of Pages: 222

Erdhi përsëri tek ju, me romanin “Lady D.”, - Ambra Hysa, autorja e librit “Dashuri në kohë Koronavirusi”. Tashmë, me “Lady D.”, një roman mjaft interesant, Ambra ka ngjitur bindshëm shkallët e krijimtarisë letrare, duke u afirmuar si një shkrimtare e re, e talentuar. Fantazia krijuese, e përdorur që në titullin e librit, përshkon gjithë romanin, qëndisur me një pendë fine, plot kolorite njerëzore, me dashamirësi e mirësi; me dhimbje deri në asht...
Gjithçka, me një dashuri të veçantë! Autores i burojnë natyrshëm ndjesitë, përshkrimet, çdo fjalë e veprim; çdo ngjarje e heronjve të saj, me një përjetim real dashurie, shumë speciale.
"Lady D" i dedikohet vajzave, - vajzave që punojnë fort dhe kanë një shpirt të bukur, janë frymëzuese, janë autentike, janë të pavarura, por dashurojnë fort, me shpirt te lirë dhe pa kursim, pa kushte!
Ka një sekret që fshihet në labirintin e shpirtit të vajzave të suksesshme, ato nuk janë thjesht të bukura, ato mund të mos jenë fare të bukura, por janë të mahnitshme.
E ëmbël dhe e fortë; e pathyeshme, por delikate;
lehtësisht e lexueshme, por e padeshifrueshme;
mëngjes i butë pranvere kombinuar me stuhi të acartë; të gjitha aksidente, brenda një zemre të vetme!
Kjo është Lady D.
Copëzat e saj mund ti lexojë secila vajzë brenda vetes.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.