Nje Fije Shprese, Nje Fije Shkrepse

Nje Fije Shprese, Nje Fije Shkrepse

B23119
700 Lekë
Ag Apolloni
ISBN: 9789928221469
Publication Year: 2021
Number of Pages: 136

Nuk ndodh shpesh, por, ja, ndodh, që studiuesi i shquar i letërsisë të bëhet
edhe krijues i shquar i letërsisë. Studiues i risive të letërsisë shqipe, Ag Apolloni,
në romanin e tij të ri “Një fi je shprese, një fi je shkrepëse” u dëshmua
krijues i shquar i letërsisë shqipe, u dëshmua shkrimtar i risive.
Rexhep Qosja
Tani shtëpia e saj, nënë Ferdonijes, është një nga muzetë më të çuditshëm në
botë, pasi është muzeu i mungesës. Të tjera nëna në Kosovën e pasluftës, të
cilat kanë humbur të bijtë në beteja, mu si nëna Ferdonija, i kanë kthyer jetët e
tyre në muze. Ecja e Pashkës si ecja e Demetrës dhe endja e Ferdonijes si endja
e Niobës, në të martat dhe të shtunat e tyre epike tek përsëriten në pendulin
tragjik të kohës, janë dëshmi të një fati që bota risjell tragjikisht. Ky tekst i Ag
Apollonit, i shenjur si dokuroman, është ndër librat më të bukur të shkruar
në shqip për luftën e fundit në Kosovë. Përtej dëshmisë dhe prapakthimeve
që vijnë prej kujtimeve, është një rrëfi m me intensitet të lartë shkrimor dhe
estetikë të tillë që e bën tmerrin shtangës.
Flutura Açka
Romani i Ag Apollonit është njëkohësisht muze i të gjithë neve, ekspozitë artistike
me tablo tmerri, dramë në vete, arkiv historik. Mbi të gjitha, është një
vepër e jashtëzakonshme artistike.
Blerim Shala

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.