Larg Dhe Mes Njerezve

Larg Dhe Mes Njerezve

B23122
Out-of-Stock
860 Lekë
Liri Lubonja
ISBN: 9789951613309
Publisher: Botimet pa
Publication Year: 2021
Number of Pages: 293

Liri Lubonja, në këtë libër autobiografik rrëfen e përshkruan jetën në internim, në Shqipërinë komuniste. Idealiste që ballafaqohet me dënimet e të shoqit dhe të birit si ‘armiq të popullit’, privimet e përditshme, padrejtësitë, ajo megjithatë arrin të bëjë analizë të thellë objektive, pa rënë në sentimentalizëm, të shumë aspekteve të asaj jete të tmerrshme e njëkohësisht absurde. Përmes rrëfimit të saj shpërfaqen ngjarje e personazhe të ndryshme, pra Liria nuk përqendrohet vetëm në jetën e saj, por përfshin shumëçka të përjetuar atyre viteve, 1973-1990.
Liri Lubonja ishte partizane, historiane dhe gazetare në Shqipërinë komuniste. Ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vjet burg. Edhe i biri, Fatos Lubonja, u burgos deri në rënien e regjimit komunist. Me pjesën tjetër të familjes, Liria u internua për 17 vjet në fshatrat e rrethinës së Lezhës. Sot, 95-vjeçare, ajo jeton në Tiranë. Përveç „Larg dhe mes njerëzve. Kujtime internimi 1973-1990“ ka shkruar edhe „Kohët e reja, kujtimet e vjetra“

Customers who bought this product also bought:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.