Unaza Ne Kthetra

Unaza Ne Kthetra

B00362
700 Lekë
Ismail Kadare
ISBN: 9992745304
Publisher: Onufri
Publication Year: 2001
Number of Pages: 176

Ai është dashur letërsia botës Ndoshta nuk do të kishim të drejtë ta bënim këtë pyetje, që të kujton animatorët e dobët të TV-së, kur përpiqen të gjallërojnë një bisedë shterpë, sikur pyetja të mos ishte bërë, ndërkaq, mijëra vjet më parë. Dihet që ka pasur dy lobe të kundërt: pro dhe kundër letërsisë. nLetërsia, pra, ka lindur bashkë me një mohim, me një pengesë. Sado që në pamjen e parë të duket si e habitshme, po të mendohemi pak, do të vijmë në përfundimin se ky negacion i shkon letërsisë, madje, fare natyrshëm. Nega-cioni dhe letërsia janë të së njëjtës racë. Shkurt, më shumë se nga engjëlli, letërsia duket si e prirë nga djalli. nLe ta shikojmë në mënyrë fare të thjeshtë gjithçka. Letërsia, domethënë poemat e para orale, kanë, zakonisht, për subjekt kthimin nga një udhëtim i gjatë, rrëfimin për ato ç kanë ndodhur atje larg, në kufi të shtetit, të shkretëtirës ose të vdekjes.nUdhëtarët e parë që ktheheshin nga larg ishin, praktikisht, dhe shkrimtarët e parë. Duke ecur drejt vendit të tyre, në vetminë e rrugës, truri i tyre përpunonte ngjarjet, në mënyrë që gjatë rrëfimit ato të ishin sa më interesante për dëgjuesit. Kështu, në udhë dilnin dialogët, përtër-iheshin ngjarjet, dendësoheshin ngjyrat, theksohej diçka e diçka tjetër fshihej...

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.