Flete Nga Jeta Ime

Flete Nga Jeta Ime

B23328
1.100 Lekë
Dhimiter Shuteriqi
ISBN: 9789928366016
Publisher: Dituria
Publication Year: 2021
Number of Pages: 395

“Fletë nga jeta ime” titullohet libri me kujtime i Dhimitër S. Shuteriqit, një personalitet i shquar, jo vetëm i historisë letrare e kulturore, por edhe i historisë së vendit tonë. Duke lexuar këtë libër mësojmë shumë jo thjeshtë për jetën e Dhimitër Shuteriqit e familjes së tij të njohur, por nëpër faqet e tij njohim një pjesë Shqipërie të fillimshekullit të kaluar, sidomos qytetet e Elbasanit e Korçës, dy prej qendrave më të rëndësishme të historisë sonë, të patriotizmit e arsimit shqiptar. Mënyra shumë tërheqëse e rrëfimit prej shkrimtari të sprovuar dhe çiltërsia (kërkesë themelore për një libër me kujtime), por edhe vërtetësia e përshkrimit të mjaft ngjarjeve, të njerëzve fort të njohur apo pak të njohur, e bëjnë këtë libër një visar që nuk duhet lënë pa u shfletuar e lexuar. Aty lexojmë e mësojmë për njerëz të shquar si Kostandin Kristoforidhi apo Avni Rustemi, për familje të njohura të Elbasanit e Korçës, për shokë, nxënës e studentë që bënë pothuajse të njëjtën rrugë me Autorin e këtij libri. Një vështrim i mprehtë, pjesëmarrës, gjithmonë plot dashuri për vendin e tij, për njerëzit, botën. Freskia e rrëfimit, pasuria gjuhësore dhe letrare, detajet e shumta me ngjarje historike e mbushin këtë libër të veçantë plot me jetë njerëzish dhe shumë informacion të pasur e mjaft origjinal. Duke lexuar “Fletë nga jeta ime” lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton; kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca, me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë, po aq të ndriçuar nga vështrimi i artistit dhe i njeriut.

Customers who bought this product also bought:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.