Te Lindesh Ose jo

Te Lindesh Ose jo

B23441
1.000 Lekë
Margarita Stoja
ISBN: 9789928342355
Publisher: Fan Noli
Publication Year: 2021
Number of Pages: 402

Kur Guido u foli prinderve për dashurinë e tij me Gjinevrën, Mateon e kushtet e tij fizike, ata nuk u skandalizuan aspak. E vetmja këshillé që munden t'i jepnin qe të mendohej mirë para të hidhte hapin. Zemrat e femrave janë të brishta bir! - Jane qelqe të kristaltë, e po i thyeve brenda tyre mund të mbetet ndonjë ashkël xhami e të krijojë plagë të pashërueshme. Ndaj merr të gjithë kohën e duhur l dhe mos u nxito. Lumturia jote është gëzimi ynë me i madh. Ne do të jemi në krahun tënd gjithmonë, nëse rruga që do të ndjekësh është ajo që të kemi edukuar. Meqënëse Gjinevra ka një fëmijë desha të them diçka të rendesishme Guido: -Kur nesër të behesh baba, ji i ndërgjegjshëm se je edhe ati i Mateos, e nëse do të blesh dy dhurata e të hollat nuk të mjaftojnë dhuroi perpara Mateos e pastaj tét biri. Kujto
gjithmonë se yt bir ka dy prinder, ndërsa Mateo ka dy fatkeqësi - i shtrenjti im! - Keshtu do mbetesh përgjithnjë idhull në mendjen e tij dhe heroi pozitiv që të nesërmen do të imitojë, ndërsa ndërgjegjia jote, ajo që flet më mirë se kushdo për ty, do kullojë paqe e mirësi. - i thotë i ati duke përqafuar të birin me dashuri. Guido sillte nëpër mend Mateon, sesi mbrëmjeve të vona strukej nën velin e mëndafshtë të përkëdheljeve të tij si frymë e ngrohtë e shpirtit.
-Je gjak i gjakut tim Guido! - Zemra dhe mendja me thotë se do ecësh në shinat që kemi shtruar ne prinderit e tu. - vazhdon i ati duke parë në sy birin e burreruar. - Pa dyshim baba,- pa dyshim. - i thote Guido i mrekulluar nga mirësia që shprehnin syte e lodhur të të atit të ndershëm.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.