Persiatje

Persiatje

B23512
900 Lekë
Bjorn Kamberi
ISBN: 9789928320704
Publisher: Uet Press
Publication Year: 2021
Number of Pages: 145

Kur endesh mes për mes leximit në vellimin me tregime "Persiate" te autorit të kësaj përmbledhjeje Bjorn Kamberi, pandeh se po çapitesh e lëkundesh me pasiguri në një hapësirë të mjergullt, ku gjithçka së pari duket e paqartë. Nëse nuk heziton të bësh përpara, pamja të qartësohet dhe atje tej njeh krijesa që kaluan në këtë botë si udhëtarë që ngatërruan drejtimet dhe mbetën të patjetërsuar nëpër udhëkryqe ku shënuan emrat dhe fatet e tyre ekzistenciale.
Jo thjesht nga konvencionet gjeografike apo kohore, por edhe nga dialogët dhe përshkrimet kundrejt një gjuhe të pasuruar me shtresa dhe mbishtresa narrative të personazheve, autori ka ndërtuar brenda tyre përroin e ndërgjegjes, i cili si një shqisë e gjashtë të drejton drejt pikënisjes dhe mbarimit të një udhëpërshkrimi pa fund e krye.
Askush prej këtyre protagonistëve nuk është i qarte nëse gjithcka nis prej fillimit apo fundit, apo e anasjellta! Përgjatë gjithë kësaj forme të ekzistencës, çdokush është i yshtur nga dilemat nëse çdo gjë ishte e paracaktuar, apo u ngrit e u fundos brenda një çasti?!
Dr. Ermir Nika

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.