Pa Vazhdim

Pa Vazhdim

B23516
900 Lekë
Astrit Lulushi
ISBN: 9789928458445
Publisher: Tirana Times
Publication Year: 2021
Number of Pages: 252

Parathënie
e shkruash është të ngrehësh mbi tokë - me gurë, llaç e tul dhe të gjithë ndërtesën, pastaj fillon pastrimi; duhet gërvishtur sipërfaqja për t'i dhënë vlerën.
Problemi është se në këto 30 vjet ne kurrë nuk kemi gërv ishtur për të zbuluar veten. Plogështia, mburrja na bën të ndjehemi mirë; Dielli që fshihet, Nata që vjen, çdo situatë, çdo gjë, mund të jetë një kthesë. Por ne e humbasim. Sikurse drita që shuhet krejt papritur, dhe të dëshpëruar themi: Na tyra a Zoti është shumë i rreptë, shumë kërkues.
Në fakt është historia e Biblës për dy vëllezërit: Historia e birit plangprishës. Ne jemi tjetri, ai që qëndron; që nuk e kup ton pse është kaq e vështirë për të dhe për tjetrin nuk është. Trupi nuk lëviz, por është shpirti që e shtyn të shkojë më tej.
Tani që Bota e di se kush jemi, nuk na shikon në të njëjtën mënyre. Të gjitha ndryshojnë. Kjo është arsyeja pse ne vetë nuk mund të themi se kush jemi; nuk biem dakord e grinde mi për gjërat më të thjeshta; duam të fillojmë nga e para, një jetë të re, dhe ndjehemi përsëri në xhungël. Biri planprishës është shumë i pasur; është i fuqishëm; kur qeni nuhat, nuhat edhe ai; kur skifteri fluturon, ai sheh me sytë e skifterit; lar gohet, fluturon shumë lart, bëhet gjithnjë e më i vogël, dhe nuk e kupton se është një pikë ujë në mes të oqeanit të gjerë.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.