Kenget E Milosaos

Kenget E Milosaos

B11429
Out-of-Stock
350 Lekë
Jeronim De Rada
ISBN: 9789995669287
Publisher: Pakt
Publication Year: 2010
Number of Pages: 127

Në rend të parë, për të shkruar veprën “Këngët e Milosaos”, De Rada nga poezia popullore arbëreshe huazoi personazhet me të gjitha karakteristikat dalluese. Nga figurat e kësaj poezie mori Milosaon, heroin kryesor të poemës, i cili në këngët popullore arbëreshe ndeshet me emërin Miloshin. De Rada, për emrin e heroit të vet, Milosaos, bëri një ndryshim fare të vogël të emrit të figurës së këngëve legjendare: Miloshin. Fund e krye veprës, Milosao është identik me trimat që ndeshim në folklorin arbëresh. Ai ka një botë të pasur emocionale: sa është i ndjeshëm po aq është i vrullshëm. Ideali i tij estetik është i njëjtë me atë të heronjve që i njohim nga këngët popullore: dashuron vashën e bukur me faqe të kuqe si mollë, të cilat i zbukuron një pikë e zezë, me flokë të gjata thurë gërshetë, me gjinj të fryra e të tjera. Sikurse heronjtë e këngëve popullore edhe Milosao në radhë të parë është trim i paepur dhe atdhetar i flaktë. Mbi dashurinë personale ai vë atë të përgjithshmën, mbrojtjen e atdheut nga armiku. Derisa gjendet në vijën e parë të luftës, ai e kujton vashën e vet, ashtu siç bëjnë shumë heronjë të këngëve popullore. Mendime të ndryshme e trazojnë trimin: vallë e ka harruar e dashura? Mendime të tjera i japin forcë për luftë: do të çlirojë atdheun, do të martohem dhe do të jetoj i lumtur me të dashurën. Kësisoj mendojnë edhe shumë trima të tjerë të folklorit Arbëresh.
Jeta idilike që bën Milosao me Rinën, pas martese, rikujton shumë tabllo të këngëve popullore ku flitet për jetën e qetë të të dashuruarëve në fshat. Gjithashtu, edhe vdekja e Milosaos është ajo e heronjëve legjendarë: vdekje heroike pas kryerjes së dertyrës karshi atdheut. Në çastin e vdekjes Milosao nuk është i zymtë, por fton shokët që t’ia hapin tendën dhe për të fundit herë, me gaz në zemër, ta shikojë Shkodrën e dashur, atdheun e vet. Milosao, si heronjtë e këngëve popullore, ka një dashuri të madhe për jetën dhe natyrën. Kështu, De Rada, me mjeshtri prej poeti të rrallë e kompletoi heroin e veprës së vet me të gjitha karakteristikat optimiste të heronjëve të letërsisë popullore.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.