Origjina E Shqipetareve Ne Katakombet E Historise Boterore

Origjina E Shqipetareve Ne Katakombet E Historise Boterore

B23745
2.500 Lekë
Besnik Imeraj
ISBN: 9789928353252
Publisher: Botimet M&b
Publication Year: 2021
Number of Pages: 608

Idea e shkrimit të disa problematikave që trajtohen në këtë libër lindi si rezultat i reflektimit, dyshimit dhe mendimeve të dala për origjinën e popullit tonë, ku që të gjitha këto mendime,
në një pështjellje rrethrrotulluese si në një gjeratore thithëse, përfundojnë në një pikë të pakthyeshme: Ne shqiptarët, duam apo nuk duam, të parët tanë kemi pellazgët.
Kjo origjinë, në këtë libër, shikohet në mënyrë dialektike,në një ndërlidhje dhe varësi reciproke, me origjinat pellazgjike të vendeve fqinjë, Greqi, Itali, Bosnjë-Hercegovinë, Turqi, Siri,
Palestinë etj, por edhe më tutje tek vende të tjera, dhe në një këndvështrim më të gjërë duke kërkuar hapësira ballafaquese dhe identifikuese pothuajse në të gjithë brigjet mesdhetare, nga malet e Kaukazit te “Shtyllat e Herkulit”, si dhe duke i parë të gjitha ato si territore të banuara në prehistori nga një popull i madh historik, i njohur me emrin gjenerik Pellazgët. Këtë origjinë pellazgjike të kombit tonë, çuditërisht, e kanë mbrojtur fuqishëm Rilindasit tanë, madje edhe mëndjet më të ndritura të kombit tonë: Jeronim De Rada, Sami Frashëri, Xhuzepe Krispi, Jani Vreto, Pashko Vasa, At Shtjefën Gjeçovi, Ismail Qemali, Gjergj Fishta, Nermin Vlora Falaschi, etj. Tani duke parë reaksionin e fuqishëm ndaj kësaj origjine nga një pjesë e mirë e dijetarëve tanë zyrtarë të shekullit të XX, me të drejtë të lind dyshimi: Mos vallë mëndjet më të ndritura të kombit tonë kanë gabuar dhe çeduar që kanë mbrojtur dhe mbështetur origjinën pellazgjike të gjuhës dhe të vetë kombit tonë?! Mos vallë dijetarët tanë, si specialistë që janë, dhe që e kanë parë më hollë këtë punë, kanë të drejtë?! Por, përsëri çuditërisht, populli ynë, në mënyrë intuitive, madje me një intuitë hyjnore, mbështet fuqishëm Rilindasit dhe është entuziast e i vendosur për këtë origjinë. A mos vallë edhe populli ynë, si i pastërvitur në lëmin e shkencës, gabon?! Por, a mund të gabojë një popull i tërë në mënyrë masive dhe për tërë kohën?!
Edhe unë, në këtë mision të vështirë, por jo të pamundur, i besoj fuqishëm kësaj intuite ndriçuese që më udhëheq në këtë rrugë plot me shtigje të panjohura, hone të thella, rrëpira të rrezikshme dhe gracka “shkencore”. Intuitës i besoi edhe Zaharia Majani për zbulimin e madh shkencor, i cili pohon: “Intuita ime më thoshte se kishte ende vend për të kërkuar nga shqipja; nga ky këndvështrim gjuhët e tjera nuk më thoshin asgjë.”
Por përveç kësaj intuite ndriçuese, në errësirrën e thellë ku është mbuluar origjina jonë pellazgjike, gjatë gjithë kohës kam parë “yllin polar”, mëndjen më të ndritur shqiptare të të gjitha kohërave, ideollogut të çështjes sonë kombëtare për qindra e qindra vjet, Sami Frashërit.
Në këtë nismë, një mbështetje të fuqishme kam gjetur tek puna gjigande dhe e shkëlqyer e arkeologjisë shqiptare, sidomos asaj në vitet 50-90 të shekullit të kaluar, ku maja shkëlqimtare e saj si një protuberancë ndriçuese e aurorës diellore, orientohet drejt të vërtetave, ku historia dhe parahistoria e popullit tonë, është ndërtuar nga ata si një tempull pellazg i parrëzueshëm me kollona dorike gjigande dhe madhështore...
Kjo punë madhështore e arkeologëve tanë ka bërë që ata, për shumë problematika të historisë antike dhe prehistorisë së popullit tonë, të jenë një ose dy hapa para historianëve dhe gjuhëtarëve tanë. Ata kanë rendur si marothonomaku duke na sjellë, pa e ditur as vetë, të parët lajmin e origjinës tonë pellazgjike.
Një trajtim më të gjërë në këtë libër, edhe si një reflektim dhe zbërthim i origjinës pellazgjike, në dallim nga ajo që është kumtuar deri më tani nga historianët si origjina ilire, merr origjina pellazgjike gjithëpërfshirëse e të parëve tanë, jo vetëm nga ilirët, por edhe nga sivllezërit e tyre, epirotët, dardanët, paionët dhe maqedonasit.
Nga parathënia e librit

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.