Makth

Makth

B23802
800 Lekë
Gani Bytyci
ISBN: 9789951532570
Publisher: Shkendija
Publication Year: 2016
Number of Pages: 106

Kur hyri në oborrin e shtëpisë e lëshoi edhe forca e fundit që i kishte mbetur Zia kish pllakosur në shtëpinë e tij. Ishin trazuar edhe fqinjët. Graria kishin marrë gjëmën. Cangame plakat po i bënin ceremonitë e pasvdekjes trupit të pajetë të djalit. *
Endrra tani ishte shndërruar në diçka lëvizëse, makabre. Ishte kthyer në një përbindësh, në diçka që nuk mund t'i përcaktoje as forme as vend por që kudo e ndjeje praninë e saj. Ajo ma nuk ishte ëndërr. Tashmë e tëra ishte bërë ankth, makth.
Dikur e pashë se stacioni gati ishte zbrazur nga njerëzit. Vërejta një tren, ndoshta i fundit i asaj dite, që ishte duke ikur diku. U futa brenda dhe zura vend në korridor. Nuk shikova as pyeta se ku shkonte. Nuk doja të shkoja askund. Nuk isha as në pritje të dikujt. Mbase kërkoja veten time të humbur.
U pikëllova deri në trishtim. Bëra të ngrihesha nga shtrati i ëndrrës. Në të vërtetë nuk e dija ma në se isha në ëndërr apo isha zgjuar. Dija vetëm atë se ti ma nuk ishe në ëndrrën time. As hëna ma nuk dukej gjëkund. Kishte mbetur vetëm nata dhe hija ime. Endrra ishte fikur. Kishe tretur dhe ti. Gjithëçka që kishte ngelur ishte errësira, pikëllimi dhe trishtimi im.
Ti nuk ishe hënë. Nuk ishe as grua. Ishe edhe njëra edhe tjetra. Ti kishe dritë, shkëlqim e magjepsje hêne. Kishe dhe ngrohtësi, dashuri e magji gruaje.
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.