Fleteza Dhembjeje

Fleteza Dhembjeje

B23803
1.200 Lekë
Gani Bytyci
ISBN: 9789951067164
Publisher: Faik Konica
Publication Year: 2018
Number of Pages: 170

Bredh une, bredh populli im. Degdis emi. Marrim udhët në sy. Dhe ngado që bredh, diç e frikshme me ndjek pas. Diç e rëndë. Më e rëndë se shkëmbi. Me e rënde se Dhembja. Me e frikshme se vdekja...! Këtë dhembje të frikshme, këtë peshë të rëndë e ndiej tek secili shqiptar. Është kjo dhembja e ndarjes, dhembja për tokën, për kombin. Eshtë dhembja për lirinë... Eshtë brenga që shkaktojnë dy plagë tragjikisht të rënda mbi gjithë hapësirën kombëtare. Mbi gjysmën e kombit pllakos varferia, mbi gjysmen tjetër shtyp (edhe) roberia.
Ndërmjet, ende qëndron 'Muri i Berlinit'.
U nisa në udhëtim. Ika. Ai udhëtim, në të parë, ngjante disi në një ekskur sion kolektiv. Po ai nuk ishte i tillë. Të gjithë pasagjerët, pa përjashtim ishin ngarkuar me valixhe e paketa, çanta nga më të ndryshmet, si të shkonin në nje treg. Vetëm unë bëja përjashtim. Po ikja me duar në xhepa, si thuhet. Sikur gjithçka e kisha të siguruar. Në të vërtetë, sido që të ndod hte, unë i kisha të siguruara të gjitha. Po të arrija të kapërceja ferrin, do të dilja në botën e lirë. Atje, duke pasur lirinë (e tyre), jo timen, unë do t'i kisha të gjitha. Po të ndodhte që të bija duke kapërcyer ferrin, edhe aty do t'i kisha të gjitha. Do të kisha (ndoshta) një palë pizhame me numrin tim personal. Do të më jepnin edhe një batanije, një brisk për tu rruar dhe ca gjëra të imëta, që nuk ia vlen t'i përmend. Aty me nuk do të kisha emër e as nuk do të isha emër. Do të ekzistoja vetëm numër.
Edhe tani, sa herë kthehem në Atdhe, shkoj në shtëpinë e vjetër, nga e cila kisha ikur tani e shumë vjet më parë. Aty, akoma eshtë fotoja e madhe e prindërve të mi, e bërë mes pemëve e gjelbërimit. Babai, me krahun që i ka hedhur nënës, sikur ate e terheq paksa nga vetja. Nuk kanë ndryshuar fare. Janë po ata që i kisha lënë, kur kisha ikur, tri dekada me parë. Unë i shikoj gjatë dhe kujtoj se ata kanë shkuar diku për vizitë dhe një ditë do të kthehen në shtëpi. Ketë imazh të tyre po e ruaj kaq vjet. Edhe tani. Mbase do ta ruaj gjate, shumë gjatë. Deri ne fund.

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.