Thika Pa Gjak

Thika Pa Gjak

B22952
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Zija Cela
ISBN: 9789928313973
Publisher: Onufri
Publication Year: 2021
Number of Pages: 239

Këto tregime, shkruar me synimin e artit sipëror, sjellin shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve që duan të shprehen për brengat e tyre të thella, plagët metaforike të thikave pa gjak. Të palumturit e botës sikur janë zgjuar, u ka ardhur radha dhe duan të flasin.
Thika pa gjak është një libër i shkëlqyer, i atillë që dinë të bëjnë mjeshtërit e prozës dhe të shkrimit letrar.
Mehmet KRAJA
Ka shumë mënyra për të lexuar një libër. Vëllimin e Zija Çelës e kam lexuar si shkrimtar dhe më ka befasuar bukuria e rrëfimit, larmia e subjekteve, natyrshmëria, ritmi, muzikaliteti dhe ngjyrimet e fjalës, trilli dhe lako nizmi, veçori të pranishme në secilin prej tregimeve. Një koleksion rrëfimesh sa shqiptare po aq universale, ngjizur me fantazi të pashtershme kreative dhe të harmonizuara në një libër të strukturuar gjithë origjinalitet.
Thika pa gjak dëshmon sërish nivelin e lartë të këtij mjeshtri të denjë të prozës së shkurtër, që edhe në letërsinë botërore nuk janë shumë.
Lazër STANI

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.