Na Ishte Njehere "qemal Stafa"

Na Ishte Njehere "qemal Stafa"

B23907
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Uvil Zajmi
ISBN: 9789928048837
Publisher: Emal
Publication Year: 2022
Number of Pages: 358

NJE RRUGETIM NE KUJTESE, kështu do ta përcaktoja këtë libër. Por nuk ka qenë i lehtë ky udhetim i gjatë, i lodhshem në kërkim të çdo detaji të harruar nga ajo kohe kur luhej me këpucë me taka sholle, me topin e lekures, fanellat pa sponsorë, si dhe rrëfimi me kujdes i një ngjarjeje, i një historie, i karrierës sportive të një personazhi, që në njëfarë mënyre kanë qenë pjesë e jetës sonë, bashkë me "Qemal Stafen". Janë kujtime që rikthehen, episode, foto të bëra në kohë të ndryshme që rishikohen e që shoqërojnë një zinxhir me emocione te forta, si dhe shumë nostalgji. Një libër filtër për të kujtuar më të veçantën, më të bukurën, fragmente të se kaluarës së stadiumit kombëtar të vetëm shqiptar. Një zhytje në detin e madh qemalstafas, një libër që të shoqëron në mënyrë kronologjike nga ngjarja në ngjarje, duke ofruar ndeshje, kampionë, data, gara, për t'ua rrëfyer kureshtarëve që nuk i kanë përjetuar dikur ato. Veçanërisht kjo për miq, kolegë, familje sportistësh, arbitra, atletë, rekordmenë, drejtues, gazetarë, radiotelekronistë, tifozë të tribunave A dhe B, ata kuqezinj, per brezat e shumtë, por edhe për të rejat e të rinjtë pasionante. Edhe për mua, me nje karrierë arbitrore mbi 20 vjet, me flamur e bilbil në ate stadium, përkrah emrave te medhenj, personaliteteve të gjykimit shqiptar, në shumë ndeshje të paharruara, përballje, sfida epokale.
Autori
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.