Erotizmi Ne Letersine Shqipe

Erotizmi Ne Letersine Shqipe

B23923
1.000 Lekë
Blerina Goce
ISBN: 9789928234773
Publisher: Naimi
Publication Year: 2022
Number of Pages: 309

Me monografinë Erotizmi në letërsinë shqipe, shoqëruar me një antologji të vogël, autorja i vë qëllim vetes të gjejë kufijtë midis lirikës së dashurisë dhe lirikës erotike, duke naviguar nëpër ngushticat terminologjike po aq sa edhe në një mjedis të pajtuar me erzin letrar dhe namuzin gjuhësor, ca më shumë me mendësinë fisnore tradicionale që përcaktonte kufij të rreptë për çka nuk mund të flitej. Pyetja pse letërsia shqipe ka shumë pak eros në historinë e saj kërkon shpjegim të thelluar dhe autorja përballet me zotësi me çështjen. Në studimin ajo i kapërcen cilësisht antinomitë e vjetra: ndjenja dhe detyra, sublimja dhe e ulëta, virtyti dhe turpi. Në një shqyrtim të tillë duhej ajo zgjedhje që ka preferuar studiuesja: truporja dhe shpirtërorja në letërsi, që është një zgjedhje emancipuese për studimet. Krenaria gjinore, mburrja me rishtarinë, me stadin e ri të moshës, me të bërit burrë apo grua; lëvdimi me të dashurin dhe me qenë e dhënë ndaj dikujt; poetizimi i tradhtisë; në konceptin e saj bëjnë dallimin me egot dhe superegot e egra njerëzore, me zotërimin fizik ndaj tjetrit, që vijnë prej epokash barbare dhe të njëjtat edhe në botën e gjallë.
Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.