Historiku I Bandes Kombetare "vatra" 1916-1924

Historiku I Bandes Kombetare "vatra" 1916-1924

B23937
Out-of-Stock
1.200 Lekë
Efthim Dodona
ISBN: 9789928469229
Publisher: Red & Black
Publication Year: 2022
Number of Pages: 434

Tani që vendosa të shkruaj këtë deftimshkrim për historikun e Bandës Kombëtare "Vatra" para meje dalin mjaft pyetje dhe çështje për t'u sqaruar. Po ku janë ata për t'i pyetur? Ka kaluar një kohë mjaft e gjatë që kapërcen një jetë njerëzore
dhe ata nuk jetojnë më. Çudia nuk është kjo, është ajo që unë kam jetuar
një kohë të gjatë me ta,sepse njëri prej tyre është babai im.
E qortoj vehten dhe nuk mund të gjej arsye se si nuk kam bërë një bisedë të shtruar me të, si nuk e kam pyetur për mënyrën si iku në Amerikë, si gjeti punë dhe si u regjistrua në Bandë, pastaj si erdhi në Shqipëri dhe si vajtën në Luftën e Vlorës, ku fjetën etj etj.
E qortoj vehten pasi jo vetëm s'e kam bërë këtë, por përkundrazi, kur ai niste të tregonte diçka për Bandën, për Amerikën apo për qytetin e Usterit (WORCESTER), nuk shfaqnim dëshirë dhe kërshëri që ta dëgjonim, ndoshta koha ishte e tillë..... Dhe ai,në natyrë i heshtur, nuk vazhdonte më me kujtimet e tij.
Është një peng i pashlyeshëm dhe i papërsëritëshëm. E quaj mëkat",prandaj po mundohem ta shlyej tani,duke shkruar këtë historik të Bandës Kombëtare "Vatra",anëtar i të cilës ishte dhe babai im. Vendosa që lëndën e grumbulluar, e gjitha e vërtetë, ta le ashtu si
e gjeta, ta sjell pa zbukurime dhe stërhollime të panevojshme, madje pa
ndryshuar as gjuhën e kohës.
Autori

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.