Debore Ne Tirane

Debore Ne Tirane

B24464
1.000 Lekë
Darien Levani
ISBN: 9789928371287
Publisher: Pegi

Për tri gjëra është i sigurt hetuesi privat Bardhyl Nini. E para, e vetmja drejtësi që do të gjejë në Shqipëri është ajo që do të arrijë ta bëjë me duart e tij. E dyta, kafja pa konjak "Skënderbeu" është si pushka pa fishek. E treta dhe e fundit: po vendose të shkosh në shesh të mejdanit, ose lufto me shpirt ose mos shko fare.
Bardhyli duket sikur ka gjetur rehat në Tiranën e tij. I shtyn ditët në lokalin e lagjes me një kafe e konjak para, duke luajtur domino e duke ndjekur raste pa shumë rëndësi. Kur Esteri troket në portën e tij, duket sikur detyra që do t'i japë është thjesht një bashkëshortore si shumë të tjera. Por qysh nga ai çast, hetuesi privat hyn në një vorbull ngjarjesh që nuk arrin më ta kontrollojë. Shpejt, do të gjendet i rrethuar nga të fortët e qytetit, batakçinj e mashtrues ordinere, prostituta, gjykatës të korruptuar, fëmijë partizanësh, policë e shitës bajamesh. Bardhylit i duhet të kuptojë që çdo zgjidhje sjell edhe një sakrificë, dhe çdo sakrificë duhet paguar,
"Dëborë në Tiranë" është një udhëtim në një qytet më të errët e të ftohtë se ai që njohim, sa i nëndheshëm, aq edhe i dukshëm. Por është edhe një udhëtim në një botë morale me pyetje, dyshime, zgjedhje e hesape që duhen larë. Eshtë përpjekja e protagonistit për t'u bërë shqiptar më i mirë. por është edhe historia e atyre që duan ta ndalin.
Sa jemi të gatshëm të paguajmë për atë gjë në të cilën besojmë? Cili është
çmimi me të cilin çdokush shitet a blihet? Cili është flijimi përfundimtar?

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.