Your cart
There are no more items in your cart
Se i tille jam une, ndaj çiltër po ju them. Ju vargjet e mia kurrë mos i lexoni. Kurrë mos i lexoni në duken të pashpresa. Per ju qe jetoni, membyeshëm po jetoni
Ndaj sot, ju lutem, kurrë mos më shfletoni. Nese zemrat tuaja pa dashje unë lëndoj. Nese nëpër rreshta lexoni plaget tuaja. Ju mos më lexoni, përulur e kërkoj.
Se unë jam i marrë, një xhaketë e vjetër. Une jam një kapele e mbetur në një bar. Une jam një cigare përgjysme e djegur. Jam gota e nje burri me fytin e thare.
Jam hija e njeriut që akoma pret Me kapelen varur te hyrja në lokal, Me cigaren gjysme që akoma digjet. Jam xhaketë e vjetër me zemrën e vrare.