Your cart
There are no more items in your cart
Me sa duket përvoja e punës si gazetar e ka lidhur ngushtë autorin me fatin e njerëzve mes të cilëve jeton dhe punon, ndan gëzimet dhe hidhërimet e jetës. Ndaj shpesh herë personazhet e tregimeve ngjasojnë me njerëz realë, të cilët i takojmë përditë. Dhe një shkrimtar për të cilin burim frymëzimi është njeriu, mund të quhet me plot gojën jo vetëm krijues, por edhe dëshmitar i kohës së vet. E parë në këtë këndvështrim Gëzim Zilja e ka zënë tashmë vendin e vet të respektuar në rradhët krijuesve të letrave shqipe