Gruaja Qe E Dashuroi Dhe E Vrau Me Heshtje

Gruaja Qe E Dashuroi Dhe E Vrau Me Heshtje

B24607
800 Lekë
Bledar Kurti
ISBN: 9789928391001
Publisher: Onufri
Publication Year: 2022
Number of Pages: 151

Dashuria ishte vdekja e tij. Dashuria ishte theqafja e tij.
E dinte mirëfilli se do të vdiste, ashtu siç e di çdo vdekatar se një dite fryma do t'i shuhet, por besonte se do t'i ndodhte nga mosha, shëndeti i ligë, ndonjë aksident apo rrethanë rastësore, pa e menduar kurrë se do të vritej nga ajo për çfarë kish jetuar e ëndë rruar gjithmonë. Dashuria. Nga ajo ndjenjë apo magji pa të cilën jeta do të ishte thjesht një gabim. Nga ajo për të cilën ai vetë kish shkruar pareshtur me dekada të tëra, e që e mendonte se e kish përjetuar shumë herë, duke e kuptuar vonë që paskësh qenë gabuar, sepse asnjë ndjenjë dashurore e mëparshme nuk e kish vrarë, përkundrazi e kish bërë atë më të fortë, më cinik, më krijues, e më kallp ndaj lojrave ndjenjore. Kjo po. E vrau, sepse, siç do ta kuptonte më tej, ishte e vetmja dashuri në jetën e tij, ajo që njihet nga çdokush si dashuria e vërtetë. Dhe siç është thënë qyshkur, por kurrë besuar, ndër epoka e mijëvjeçarë, një dashuri nuk është e vërtetë nëse nuk të vret.
Dhe ai u bë dëshmitari dhe preja e përsosur e kësaj thënie makabër dhe groteske, që ngjan poetike dhe imagjinare për ata që e thonë apo e lexojnë, por një torture e vërtetë, një kumt e ofshamë e madhe për viktimat e vërteta të dashurise.
Vrasësja e tij kishte formën e një gruaje të bukur arabe, me sy të thelle e depërtues, me qerpike galane, te gjatë, që kur leviznin puthnin vetullat nga lart dhe ledhatonin mollézat e rrumbu llaketa nga poshtë, me flokë të shtrirë si shami koke e nje mur geshe, me një siluetë fytyre porsi atlas yjor, me zë perëndeshe dhe me inteligjencë që nuk i gjendej soji Ajo e vrau, pabesisht..

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.