Mos Shko Ne Mikene Kur Bie Shi

Mos Shko Ne Mikene Kur Bie Shi

B24608
1.500 Lekë
Nasi Lera
ISBN: 9789928391100
Publisher: Onufri
Publication Year: 2022
Number of Pages: 317

Atëherë kuptova arsyen e vërtetë përse kishte ardhur. Një ndjenjë e ngrohtë më pushtoi për të. Po ta kisha njohur prej kohësh, do ishim bërë shumë miq.
- Për mua nuk tingëllon aspak normale që po lexonte një roman për fëmijë. Romani për fëmijë është dëshmi e vetëdijes së Klement Duros për krimin që do kryente dhe që e kreu, - thashë dhe do të doja që vetëm ai, shefi i policisë, dhe askush tjetër të më kuptonte. Do të dësh- përohesha sikur të mos më kuptonte. - Në të vërtet ai kishte dy ditë që lexonte, që përgatitej shpirtërisht për aktin që do kryente. Duke lexuar romanin për fëmijë, Klement Duroja kuptoi se jeta e tij nuk kthehej më pas, se asgjë nuk mund të fillohej nga e para. E ç'gjë më shumë se një roman për fëmijë, i lexuar në gjendjen e Klement Duros, mund të na zbërthejë të vërtetën. As tradhtia e gruas, duke mbetur te rasti i Klement Duros, nuk do ta shtynte të bënte atë që bëri. Atëherë kërkoi një shtytje tjetër. Ku ta gjente? E kërkoi te fëmijëria, te mosha kur ishte i pastër dhe i ndershëm. Se ai donte që krimi të kishte pikërisht këtë motiv. Atë e kreu një njeri i pastër, i ndershëm dhe krenar. A ishte i ndershëm dhe krenar Klement Duroja? Në mjerimin ku e kishte zhytur veten nuk kishte si të ishte. Kjo ia mpinte krahët. Atëherë kërkoi romanin për fëmijë që do ta kthente në vitet kur e kishte lexuar për herë të parë si të ishte vetë personazhi kryesor i romanit.
(Fragment nga romani "Mos shko në Mikenë kur bie shi

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.