Kohe Dashurish Te Harruara

Kohe Dashurish Te Harruara

B24670
1.300 Lekë
Ardian Cerga
ISBN: 9789928375902
Publisher: Albas
Publication Year: 2022
Number of Pages: 140

Një rrëfim i ndershëm e irrjedhshëm, nje lexim fatlum, qe es mban ngërthyer nga faqja e parë gjer tek e fundit. Nën çarçafët e dashurive të harruara, ëndrrat e mohuara te një djaloshi 23-vjeçar, aktor i porsadiplomuar, i emëruar për ndëshkim në një qytet të vogël provincial. I shkruar në vetë të parë, romani i Ardian Cergës shpalos histori të një kohe, që brezi ynë nuk mundet e as nuk duhet t'i harrojë
Anisa MARKARIAN
Një rrëfim i sinqertë për kohën kur nuk na donin të ishim të sinqertë, ku në qendër janë dashuritë e (pa)harruara. Eshtë historia e djaloshit 23-vjeçar të talentuar e plot sharm, që i ndërpritet e ardhmja si aktor duke e dërguar në province. Peripecitë që i duhet të kalojë, i japin ritëm rrëfimit. Janë trillime të vërteta këto të Ardian Cerges.
Rita PETRO
Eshtë një përjetim e rrëfim i mrekullueshëm i një epoke me një këndvështrin origjinal. dhjetëra detaje e ngjarje "te vogla", por shumë domethënëse. Një narracion i bukur, i shtruar dhe mjaft pikant
Adrian CIVICI
Autori diku nga mesi i këtij rrëfimi thotë se gjithmonë e ka
ndier xhelozinë e meshkujve. Mbasi e mbarova se lexuari, m'u krijua përshtypja se me këtë liber Cerga do të bëjë xhelozë shkrimtarët"..
Muharrem COBO

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.