Banka E Ankesave

Banka E Ankesave

B24686
1.200 Lekë
Zija Cela
ISBN: 9789928354983
Publisher: Onufri
Publication Year: 2022
Number of Pages: 199

Romani "Banka e Ankesave", ashtu si shumica e romaneve të Zija Çelës, vjen si një alegori e fuqishme, ku shkrihen kontekste dhe referenca të vështira të realitetit jetësor. E këto gjithnjë të shprehura me groteskun e mbindërtuar mjeshtërisht nga autori, duke lënë te lexuesi shijen e këndshme të përjetimit artistik të një rrëfimi pavetor universal. Sipas këtij leximi, të gjithë në këtë botë jemi pjesë e një mekanizmi tragjikisht të kurdisur nga një force supreme, e cila nuk ndalet kurrë, duke ushtruar mbi ne vullnet sipëror, qoftë ai pushtet që na keqpërdor brutalisht, qoftë fat që na nëpërkëmb pamëshirshëm.
Kjo vepër e Zija Çelës mund të jetë subjekt krahasimi me romane që nxisin asociacione të largëta me autorë, si Kafka, Oruelli ose Kadare ("Procesi", "1984", "Pallati i ëndrrave"), por në arkitekturën e tij dhe në shtresimet metaforike romani "Banka e Ankesave" është po aq origjinal dhe i papërsëritshëm.
Vepra duket sikur është shkruar për një lexim të tipit përfshirës, i tillë që të mos marrësh frymë derisa të arrish te faqja e fundit. Në këtë pikë shkrimtari Zija Çela ka një përvojë të shkëlqyer: të gjithë librat e tij të bëjnë të përfytyrosh lexuesin qe ngarend i paduruar, jo për të kaluar nga një faqe në tjetrën, por për të mbajtur të pakëputur fillin e rrëfimit, për ta shuar kureshtjen me bëmat dhe fatin e personazheve, mbi të gjitha, për të kapur ritmin e frazës e cila, si gjithmonë e gdhendur me shije të hollë, vjen e zhdërvjellët dhe me plot referenca kuptimore të bartura ose të drejtpërdrejta.

Customers who bought this product also bought:

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.