Ku Po Shkon Pa Dashuri

Ku Po Shkon Pa Dashuri

B24757
1.000 Lekë
Sefedin Cela
ISBN: 9789928234810
Publisher: Naimi
Publication Year: 2022
Number of Pages: 336

Libri "Ku po shkon pa dashuri" eshte i një lloji te veçante jo thjesht nga pikepamja formale e lendes qe permban, por, sidomos, nga cilësia e kësaj lënde dhe, për më tepër, nga polivalenca e tekstit, e cila thyen kufijtë midis dy ndarjeve te medha të literatures: Fiction dhe Nocrine. Thin shqip midis një vepre që lind prej imagjinates dhe nje vepre që përshkruan ngjarje reale, te jetuara nga autori apo prej të tjerëve. Autori sjell kujtimet dhe përjetimet e tij ngjarje e njerëz që i ka pare me sy e dëgjuar me veshë. Por këto, edhe pse janë krejt të verifikueshme; ngjarje e persona reale, te aferm, miq apo kolegë e shokë të autorit, janë përshkruar e portretizuar aq bukur, aq saktë dhe aq me dashuri, sa nuk mund të mos emocionohesh si të gjendesh në mediumet e artit. Dhe këtë bashkëjetesë, ku arti përjetohet si realitet dhe realiteti si art, mund ta servirin vetëm mjeshtërit. Stili i shkrimeve të Sefedin Çelës është po ai që ka qenë e njohim te jeta e tij: urtësi dhe bukuri, si diçka prej Naim Frashërit. Autori e identifikon veten përmes tjetrit: ai flet rrallë ose nuk flet fare në vetën e parë, edhe pse libri ka një pikënisje autobiografike. Autori duket sikur gjithë jetën ka marrë dhe nuk ka dhënë mësime. Ai don t'u ngjajë të tjerëve dhe jo t'i ngjajnë atij. Dhe këtë e bën aq bukur, me aq stil, sa e bën edhe lexuesin pjesë të garës, lojës për vetëpërsosje përmes tjetrit. Dhe ky "tjetri" mund të jetë babai, nëna, gruaja, motra, kolegu, shoku, vartësi a shefi i tij. Mund të jetë edhe vetë autori, por, si gjithnjë, me një sens vetéqortues: "T'i shikosh gjerat filozofikisht, me një dozë vetë-ironie, them se të bën mirë për shëndetin e të mbush njezetekatëroreshin e gjatë prej pensionisti".

18 other products in the same category:

Product added to wishlist
Product added to compare.

This site uses cookies and other tracking technologies to assist with navigation and your ability to provide feedback, analyse your use of our products and services, assist with our promotional and marketing efforts, and provide content from third parties.